9 muajsh shtatzënë, përlotë të gjithë me performancën në “American Idol” (VIDEO)

Kelly Clarkson është rikthyer në talent shoun ku është zbuluar.

ShowBiz

26/02/2016 19:17

Këngëtarja Kelly Clarkson është në ditët e fundit të shtatzënisë, por ajo pa problem ka kënduar në mënyrë fantastike këngën e saj “Piece by piece” në skenën e “American Idol”.

Ajo ka përlotur të gjithë me këndimin fenomal, e madje edhe veten dhe anëtarët e jurisë kur në fund e kanë kapluar emocionet, transmeton lajmi.net.

Clarkson është zbuluar pikërisht në “American Idol”, ku edhe është shpallur fituese në edicionin e parë ndërsa ky është sezoni i fundit i programit./lajmi.net

YouTube player