KEK-u rinis nxjerrjen e thëngjillit, pas marrëveshjes mes Qeverisë e banorëve të Shipitullës e Hades

Pas arritjes së marrëveshjes mes Qeverisë Haradinaj me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade, tashmë ka rinisur nxjerrja e thëngjillit në KEK.

Lajme

13/09/2017 23:17

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se “ekskavatorët pas 14 muajsh pauzimi sonte filluan nxjerrjen e thëngjillit të domosdoshëm për vendin dhe qytetarët”.

“Kjo marrëveshje e arritur sot në mes të Kryeministrit Haradinaj dhe banorëve të Shipitullës dhe Hades është garanci se KEK-u do të ketë thëngjill të mjaftueshëm këtë dimër”, ka shkruar Arifi.

Shkrimi i plotë i Arifit:

DORA E SHTETIT!!

Sot rifilloj punën mihja në KEK. Sot u pa dora e shtetit të Kosovës. Ekskavatorët pas 14 muajsh pauzimi të shtrenjtë sonte filluan nxjerrjen e thëngjillit të domosdoshëm për vendin dhe qytetarët. Kur ndalet prodhimi i energjisë ne blloqe, Kosova humbe rreth 500 mije euro ne dite tha njëri nga drejtorët e KEK-ut. Kjo marrëveshje e arritur sot në mes të Kryeministrit Haradinaj dhe banorëve të Shipitullës dhe Hades është garanci se KEK-u do të ketë thëngjill të mjaftueshëm këtë dimër.