KEK-u e lë vendin në terr, KEDS importon 533 MWh

KEDS thotë se nga KEK-u është njoftuar për rënien edhe të bllokut IV të termocentralit Kosova A.

Lajme

16/02/2015 19:09

Sipas komunikatës së KEDS-it, KEK-u ka njoftuar se sot nga sistemi ka rënë edhe blloku IV i termocentralit Kosova A dhe se tash është në prodhim vetëm blloku B2 i Kosovës B.

Ky i vetmi bllok i TC Kosova në prodhim punon me fuqi prej 260 MWh, dhe për këtë arsye KEDS-i është duke importuar në këtë moment 533 megavat-orë energji elektrike, sa janë mundësitë momentale për import energjie nga rajoni.