Kek me portokall, shumë e shijshme

Adhurues të ëmbëlsirave dhe frutave.

Lifestyle

19/02/2016 04:24

Përbërësit

125 gram gjalp

Gjysmë filxhani qumësht

2 vezë

Gjysmë filxhani sheqer

500 gram miell i situr

1 lugë lëkure portokalli e grirë hollë

1 filxhan lëng portokalli

Përgatitja

Përziejini të gjithë përbërësit për kekun(gjalpin, qumshtin,sheqerin,miellin, vezët,lëkurën e portokallit) me anë të një mikseri derisa të përzihen njëtrajtësisht me njëri – tjëtrin. Hidheni përzierjen në një tavë dhe piqeni në 180 gradë, për rreth 30 – 40 minuta. Pasi të jetë ftohur keku, spërkateni sipër me pak lëng portokalli.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe copa kokosi në kek./klantv