Kek me ngjyra zebre (Receta)

Recetë e lehtë dhe e shijshme.

Lifestyle

06/04/2016 05:30

Përbërësit:

4 vezë
1 gotë uji sheqer
1 gotë uji qumësht
1 gotë uji vaj
1 pako vanilje
1 pako pluhur për pjekje
2 lugë gjelle kakao
2 gota uji miell

Përgatitja:

Në një tas përzieni mirë vezët dhe sheqerin, më pas shtojeni qumështin, vajin, vaniljen, miellin, pluhurin për pjekje dhe përzieni mirë me mikser, derisa të krijohet masa homogjene për kek. Masën e përgaditur ndajeni në dy pjesë dhe një pjese shtoni kakaon. Në një tepsi me diametër 20-25cm të lyer paraprakisht me vaj hedhni së pari brumin e bardhë, pastaj atë kafe(me kakao) me nga 3-4 lugë, herë njëren e herë tjetrën që të fitohen ngjyrat si të zebres. Në furrë të nxehur paraprakisht masa pjeket në 160 gradë, ju bëftë mirë.