KEK: Ja në çfarë kushtesh po punojmë, reduktimet e rrymës nuk i bëjmë ne

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka bërë të ditur së përkundër temperaturave të ulëta dhe pasjeve të vjetruara është duke realizuar planin e prodhimit.

Lajme

11/01/2017 16:28

Sipas një komunikate të KEK-ut, për të siguruar energji elektrike janë shtuar edhe numrin e ekipeve punuese.

“Për kundër kësaj gjendje të jashtëzakonshme të krijuar ditët e fundit nga kushtet ekstreme atmosferike edhe përkundër vështirësive për shkak të pajisjeve të stërvjetruara, KEK-u, ditëve të fundit është duke realizuar planin e parashikuar me përpikëri. Si ilustrim, dje me dt; 10.01.2017 plani i prodhimit është realizuar 98.9%, më saktë, nga 15360 MWh të planifikuara ka arrit të realizojë prodhimin 15190 MWh, një gjendje e ngjashme është edhe ditën e sotme”.

“Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar për sa i përket sigurisë energjetike kombëtare dhe nevojën e shtuar për energji elektrike, KEK-u, përveç grupeve të operimit që punojnë në tri ndërrime, për të tejkaluar situatën aktuale të acarit, është përforcuar edhe me ekipet e mirëmbajtjes në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin Kosova A dhe Termocentralin Kosova B”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, operimi në termocentrale gjatë këtij moti të ligë dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta është tepër i vështir. Mirëpo, falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kemi arritur, jo vetëm ti mbajmë në operim por edhe ta realizojmë prodhimin e planifikuar me përpikëri.

Për të qenë transparent ndaj të gjitha palëve, vlen të theksohet se furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike në bazë të licencave të lëshuara nga ZRRE-ja, është përgjegjësi ekskluzive e Furnizuesit Publik përkatësisht KESCO-së, përgjegjësi kjo e ngarkuar edhe me ligjin për energji elektrike. Prandaj, për informimin e juaj KEK është përgjegjës vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe jo për reduktime apo furnizim të konsumatorëve.

??????????