KEDS’i hetohet për vjedhje

ZAP po e heton KEDS’in në lidhje me shqetësimet e qytetarëve me fryrjen e faturave, duke i hetuar njehësorët elektrikë digjitalë pasi kishin zbuluar që përmes njehësorëve të tipit “AEF.TF-01” KEDS vidhte konsumatorët.

Lajme

26/02/2014 08:33

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm po e heton KEDS’in për njehsorët elektrikë digjitalë. Ky hetim ka filluar pasi që ky distributor (KEDS) kishte zbuluar një metodë që përmes këtyre njehsorëve të vidhte konsumatorët pasi këta njehsorë të tipit “AEF.TF-01” në vazhdimësi regjistrojnë shpenzim të energjisë elektrike, edhe atëherë kur të gjithë shpenzuesit elektrikë janë të fikur, shkruan “Zëri”.

Auditori i kishte nisur hetimet pasi Komisioni Hetimor Parlamentar kishte iniciuar këtë hetim. Ky komision kishte dërguar Auditorit të Përgjithshëm një raport ku në të ishin përfshi 6 rekomandime për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm.

Komisioni Hetimor Parlamentar në raportin e tyre kishte kërkuar nga Auditori i Përgjithshëm që të hetohet faturimi i shpenzimit të rrymës elektrike për muajin janar 2013.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda MTI’së bëjnë të ditur se orët e tilla që KEDS’i i ka vendosur te konsumatorët, regjistrojnë pa ngarkesë prej 1 deri në 25 vat në orë. Mirëpo, në një seri orësh, regjistrimi i matjes pa ngarkesë është edhe më i lartë.