KEDS zotohet që nesër do të ketë 24 orë rrymë, mobilizon 500 punëtorë

Të dielën, ditën e zgjedhjeve do të ketë 24 orë rrymë në të gjitha qendrat e votimit, në KQZ, në QNR dhe në të gjitha institucionet të cilat janë përgjegjëse për mbajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve. Kështu thonë zyrtarët e KEDS-it.

Lajme

21/10/2017 15:29

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se kanë mobilizuar rreth 500 punëtor  për çdo eventualitet të mundshëm të komplikimeve me energjinë elektrike.

“KEDS është maksimalisht i përgatitur për ditën e zgjedhjeve dhe do të ofrojë energji elektrike për te gjithë konsumatorët. Gjithashtu ka mobilizuar afro 500 punëtore, te cilët do të jenë ne gjendje gatishmërie tek secila qendër apo edhe pike e votimit në të gjithë territorin e vendit dhe do te intervenojnë ne kohën me te shkurtër te mundshme ne çdo te papritur. Pra, parapërgatitjet dhe mobilizimi janë maksimal që të ketë furnizim stabil”, tha Buzhala për lajmi.net.

Megjithëkëtë, para disa ditëve, KEDS-i dhe Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nënshkruan memorandum për furnizim të rregullt me energji elektrike në zgjedhjet lokale të 22 tetorit./Lajmi.net/