KEDS ofron largim nga puna me pagesë!

Kompania turke e distribucionit të energjisë elektrike, KEDS, iu ka ofruar një pjese të punëtorëve një marrëveshje interesante për ta shkëputur kontratën. 

Lajme

04/12/2014 08:44

Një pjesë e punëtorëve të pasistemuar mund të marrin deri në 80 për qind të pagës pa punuar asnjë ditë deri në maj të vitit 2016.

Kush e ka pagën mbi 1 mijë euro, mund ta shkëpus kontratën me KEDS-in duke marr 70 për qind të rrogës pa punuar fare, ndërsa kush e ka pagën nën 1 mijë euro, mund ta shkëpusë kontratën dhe t’i marrë 80 për qind të pagës, shkruan Tribuna.

Të gjithë ata që e pranojnë këtë marrëveshje do t’i marrin pagat pa punuar fare deri në maj të vitit 2016, kur edhe skadon marrëveshja në mes Qeverisë së Kosovës dhe KEDS-it, pasi që kjo e fundit nuk mund t’ua shkëputë kontratat punëtorëve para kësaj date. Gazeta i ka drejtuar KEDS-it pyetje, mirëpo nuk kemi marr përgjigje dhe as sqarim.

Ndërsa një punëtor i KEDS-it ka rrëfyer për gazetën Tribuna, por duke mos pranuar t’i publikohet emri për shkak të hakmarrjes, se tashmë disa nga drejtorët e kësaj kompanie kanë pranuar këtë marrëveshje.

“Marrëveshjen e kanë pranuar Arbër Mulaku punëtor në auditim në KEDS, Driton Pruthi në prokurim, Gani Tahiri nga burimet njerëzore, Enver Gashi dhe Ismet Rushiti, drejtor i distriktit të Ferizajt”, ka thënë ky punëtorë për gazetën Tribuna.