KEDS në ‘gjumë’, shtyllat e rrëzuara elektrike rrezikojnë qytetarët (Foto)

Përkundër asaj se KEDS sot ka njoftuar se ekipet e prishjeve janë në gatishmëri gjatë 24 orëve të ditës në të gjitha distriktet, një gjë e tillë nuk po vërehet në Istog. 

Lajme

09/01/2015 16:30

Siç shihet në foto, ka katër ditë që këto shtylla elektrike janë rrëzuar në një lagje të Istogut. 

Fotot janë dërguar në redaksi nga një qytetar që ka dashur të mbetet anonim, i cili thotë se këto shtylla po paraqesin rrezik për banorët e lagjes Shqiponja, rruga ‘Kalldrëmi i Ulit’, në Istog. 

Sipas tij, veturat kalojnë mbi kabllot elektrike dhe për këtë çështje është njoftuar edhe KEDS, por këta të fundit nuk kanë ndërhyrë për ta rregulluar, madje as faturat e dhjetorit nuk i kanë shpërndarë. 

Ndërkohë, në një njoftim të KEDS, thuhet se në rastet emergjente, ekipet e prishjes janë duke u ndihmuar edhe ekipet e mirëmbajtjes. (Kosovapress)