KEDS kthen mbrapsht rreth 5.000 njehsorë me defekte

KEDS thuhet të ketë kthyer rreth 5 mijë njehsorë digjitalë, të cilët kanë pasur defekte teknike. Të gjithë këta njehsorë kanë pasur vulën e MTI. AMK’ja në anën tjetër ka kërkuar nga KEDS që të ndalojë instalimin e këtyre njehsorëve.

Lajme

26/02/2014 21:02

KEDS thuhet të ketë kthyer rreth 5 mijë njehsorë digjitalë, të cilët kanë pasur defekte teknike. Të gjithë këta njehsorë kanë pasur vulën e MTI. AMK’ja në anën tjetër ka kërkuar nga KEDS që të ndalojë instalimin e këtyre njehsorëve.

Problemi i njehsorë të KEDS duket se datojnë kohë më parë. KEDS blen orë të prodhimit Kohler të cilat janë pjesë e korporatës Çalik që ka edhe një pjesë të aksioneve në KEDS.

Por që nga nëntori i vitit të kaluar, kanë filluar që të shfaqen probleme me këta njehsorë digjital.

Në një letër korresponduese në mes të Agjencia e Metrologjisë së Kosovës dhe KEDS të siguruar nga KTV, thuhet se AMK ka shprehur shqetësimin e saj për numrin e madh të orëve që janë dështuar.

Madje, AMK ka kërkuar nga KEDS që të mos montojë më orë të tilla.

Si pasojë e defekteve të gjetura në orët, KEDS ka kthyer te prodhuesi rreth 5 mijë orë digjitale, raporton KTV.

Guri Shkodra nga KEDS ka thënë për KTV se problemet e orëve kanë qenë të natyrës tenike. Ai thotë se orët e tilla kanë bartur bllombën por dhe vulën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, masë kjo që garanton cilësi.

“Problemet kanë qenë të natyrave të ndryshme, si teknike, probleme në display, probleme me butona ose probleme të ngjashme teknike dhe të natyrës së matjes, vlerësimit. Duhet të kihet parasysh se në të gjithë njehsorët e montuar kanë bllombën dhe vulën e MTI’së, masa këto që garantojnë cilësinë, saktësinë dhe korrektësinë nga MTI. KEDS nuk monton, nuk ka montuar dhe nuk do të montojë njehsorë që nuk kanë bllombë dhe nuk janë të vulosur nga MTI”.

“KEDS ka vërejtur defekte të tilla në terren dhe ka njoftuar MTI si dhe ka ndërprerë procesin e instalimit të njësorëve”.

Në anën tjetër, këshilltari për mendia në MTI, Lulzim Demolli thotë se për vendosjen e këtyre njehsorëve janë respektuar të gjitha rregullat e parapara me ligj. Ai pohon se AMK ka kërkuar që të testohen të gjithë njehsorët.

“Edhe pse janë respektuar të gjitha procedurat dhe rregullat e parapara me ligj me të cilat këta njehsorë kanë kaluar suksesshëm, nga ana e AMK’së është kërkuar shqyrtim më i hollësishëm, duke propozuar testim më të gjerë të numrit të përgjithshëm të këtyre njehsorëve. Në mungesën e bashkëpunimit nga ana e menaxhimit të KEDS, menaxhmenti i AMK’së ka marr masa që të mbrojë konsumatorët”, ka thënë Demolli për KTV.