KEDS investon edhe në Raushiq të Pejës

Në kuadër të master planit investiv, KEDS ka investuar edhe në fshatin Raushiq të komunës së Pejës. Banorët kanë përfituar shtylla të reja të betonit, trafo të reja dhe përçues të rinj e kualitativ. Cilësia e energjisë elektrikë është përmirësuar dhe kanë përfituar 174 ekonomi familjare e biznesore.

Lajme

22/03/2018 15:51

Në kuadër të master planit investiv, KEDS ka investuar edhe në fshatin Raushiq të komunës së Pejës. Banorët kanë përfituar shtylla të reja të betonit, trafo të reja dhe përçues të rinj e kualitativ. Cilësia e energjisë elektrikë është përmirësuar dhe kanë përfituar 174 ekonomi familjare e biznesore.

“Ky investim tregon përkushtimin e KEDS-it që të rrisë kualitetin e shërbimeve për të gjithë qytetarët anëkend Kosovës. Intensiteti i investimeve nuk do të ndalet as këtë vit, përkundrazi do të rritet. Në të gjitha zonat ku është investuar, rrjeti është në standardet më të larta. Ndërprerjet nga faktorët eksternë, sidomos ata atmosferikë, në këto lokalitetet i takojnë të kaluarës. Pra, siguria e furnizimit me energji elektrike është rritur ndjeshëm”, tha Buzhala.

Investimet janë të pandërprera dhe në rritje të vazhdueshme.

Për investimin në Raushiq, Buzhala tha që në kuadër të këtij projekti është vendosur një trafoblindë dhe dy trafo të reja dhe se janë hequr të gjitha shtyllat e vjetra, që më herët kishin paraqitur problem.

“Trafokulla e vjetër është zëvendësuar me një trafoblind të re 400 kVA. Po ashtu janë vendosur edhe dy trafo të reja njëra 250 kVA dhe tjetra 160kVA. Gjithashtu, shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendësuar me shtylla të reja të betonit dhe janë hequr komplet përçuesit e zhveshur, pa izolim të cilët kanë qenë të rrezikshëm për banorët. Ato janë zëvendësuar me kabllo bystek të izoluara ku shkalla e rrezikshmërisë është zero”, deklaroi Buzhala.

174 ekonomi familjare e biznesore kanë përfituar drejtpërdrejtë. Është rritur kualiteti në furnizim dhe është evituar rreziku dhe ndikimi është i madh në rënien e humbjeve./Lajmi.net/