Ke problem me gjumin? Provo këtë truk!

Nëse nuk bën një gjumë të qetë gjatë natës, kjo është vërtet shqetësuese. Çfarë mund të të ndihmojë?

Lifestyle

08/09/2015 22:06

Janë të shumtë ata që kanë vazhdimisht probleme me gjumin. Disa njerëz bëjnë gjumë të keq, herë-herë të çrregullt, ose disa edhe nuk flenë fare.

Ekspertët thonë se shumë njerëz i kanë provuar të gjitha mënyrat për të bërë një gjumë të qetë gjatë natës dhe ajo që i “ka shpëtuar” dhe që duket se funksionon më mirë së gjithçka tjetër është:

Nëse fle me një maskë në sy (që quhet maskë për gjumë), shkruan revista class. Ajo nuk luan rolin vetëm për të qetësuar sytë.

E vërteta është që kjo lloj maske është shumë e dobishme, sepse rrit nivelin e melatoninës, hormoni natyral që prodhon truri, i cili ndihmon në kontrollin e gjumit dhe në moszgjimin me cikle.

Drita ndikon shumë në melatoninën, kështu që nëse vendos një maskë në sy, trupi përgatitet me errësirën dhe sinjalizon trurin për të prodhuar melatonin.

Maska gjithashtu ndihmon për të ulur sasinë e kohës që duhet për të rënë në gjumë. /Telegrafi/