Kë do adoptojë Enca? (Video)

Kënga Bow Down, e re e Encës dhe Noizy-t, ka marrë ‘boom’ klikimesh në Youtube.

ShowBiz

28/06/2016 18:35

Duket që kënga është pëlqyer aq shumë sa fansat e dy këngëtarëve kanë kërcyer e kënduar me këtë këngë duke realizuar edhe video të ndryshme. Ndër fanset më speciale që këndon e kërcen këngën Bow Down, është një vajzë e vogël. Aq shumë e ka pëlqyer Enca këtë performim sa nuk ka nguruar ta ndajë këtë gjë edhe me ndjekësit e saj në Instagram. “Dua ta adoptoj atë”, shkruan këngëtarja për vajzën e vogël në video.