KDI: Rritja e pagave kërkon miratim nga Kuvendi

KDI ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me vendimin e fundit të rritjes së pagave nga Qeveria pa miratimin e Kuvendit. Po ashtu, KDI ka vlerësuar se është bërë shkelje e ligjit për Avokatin e Popullit.

Lajme

24/03/2014 13:55

Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se vendimi për  rritjen e pagave nga ana e Qeverisë pa miratimin e Kuvendit është i kundërligjshëm.

Sipas Driton Selmanaj nga KDI, Neni 13.3 e thotë decidivisht se çdo transfero apo ndarje buxhetore nuk bëhet pa aprovimin paraprak të Kuvendit.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për të punësuarit në sektorin publik në Kosovë, pa marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës si autoriteti qendror që aprovon ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, shkel ligjet dhe mandatin kushtetues të Kuvendit të Kosovës”.

“KDI, pa u lëshuar në vlerësime mbi rëndësinë e rritjes së pagave për qytetarët e Kosovës, konsideron se anashkalimi i Kuvendit nga ana e Qeverisë, dëshmon për cenim të pavarësisë së pushteteve në Kosovë”.

“Asnjë transfer i ndarjeve buxhetore nuk mund të bëhet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve nga ndonjë kategori tjetër ekonomike pa aprovim paraprak të Kuvendit”.

KDI po ashtu ka vlerësuar se përsëritja e konkursit për të Avokatit të Populllit ku ka vlerësuar se gjatë seancës së 19 marsit është shkelur ligji për Avokatin e Popullit.

“KDI vlerëson se Kuvendi i Kosovës në seancën e 19 marsit (e cila ishte vazhdim i seancës së 13 marsit), ka shkelur Ligjin për Avokatin e Popullit (neni 9.2) dhe Rregulloren për Zgjedhjen dhe Shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësve të Avokatit të Popullit, përkatësisht nenin 9 të kësaj rregulloreje”.

“Vlerësojnë se vendimi për të rishpallur konkursin për Avokatin e Popullit, është i kundërligjshëm”.

Rasti tjetër që KDI ka shprehur shqetësimet e saj ka të bëj me çështjen e ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Ferizajit, gjë që për këtë rast kishte marr vendim edhe Gjykata Kushtetuese.

KDI ka reaguar nga iniciativës së Qeverisë, përkatësisht subjekteve që janë në koalicion qeverisës të cilat “detyruan” Kuvendin e Kosovës që të marr vendim, për të mbështetur vendimin e Qeverisë lidhur me ekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, vendimi i së cilës ishte që ish-punëtorëve të kësaj fabrike të ju ndahej shuma e caktuar nga AKP.

KDI po ashtu ka shprehu shqetësimin për papërgjegjshmërinë e ekzekutivit, me ç’rast nga 11 pyteje trë deputetëve, vetëm njëra morri përgjigje nga kabineti qeveritar.

Kjo organizatë ju bënë thirrje subjekteve politike parlamentare që të mbrojnë institucionin e Kuvendit nga degradimi i mëtejshme, e cila sipas tyre, po vë në pikëpytje funksionalitetin e sistemit politik dhe institucional të vendit.

(Kosovapress)