KDI: Keqmenaxhimi i kontratave publike po shkakton humbjen e parasë së tatimpaguesve – Lajmi.net
KDI: Keqmenaxhimi i kontratave publike po shkakton humbjen e parasë së tatimpaguesve
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 12:38, 7 November 2017
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur tryezën e diskutimi mbi pasojat ekonomike që dalin nga menaxhimi i dobët i kontratave dhe mungesa e vlerësimit të performancës së operatorëve ekonomikë në prokurimin publik.

Diana Metushi nga KDI, tha se keqmenaxhimi dhe keqplanifikimi i kontratave publike po bënë që paratë e taksapaguesve po humbin.

Sipas saj, si rezultat i mungesës së cilësisë pas realizimit të kontratave po bënë që investimet të ndodhin nga dy herë dhe operatorët ekonomik detyrohen ti frenojnë punët që nuk janë përfunduar mirë.

“Qëllimi është diskutimi i pasojave që vinë nga menaxhimin i dobët i kontratave publike. Autoritetet kontraktuese shume shpesh janë të detyruar të investojnë në investime paraprake me qëllim të pranimit të problemeve që vijnë nga mungesa e cilësisë. Është fakt qe paraja e tatimpaguesit po humbin për shkak të menaxhimit të keq të saj”.

Ajo bëri publike të gjeturat nga hulumtimi i tri investimeve kapitale përmes prokurimit publik: Parku i Biznesit në Drenas, dhe dy shkolla fillore të komunës së Ferizajt, “Faik Konica” dhe “Tefik Çanga”, raporton Ekonomia Online.

“Ne si tatimpagues nuk mund ta lejojmë humbjen e parasë publike. Ne kemi analizuar tri kontrata ndërtimi i shkollës Tefik Canga në Ferizaj dhe shkollës Faik Konica në Ferizaj dhe ndërtimi i parkut të biznesit në Drenas. Në shkollën “Tefik Canga” është bërë një punë e tmerrshme dhe sivjet janë investuar mbi 55 mijë euro me qëllim të arrinit të saj. Ministria gjithashtu ja ka besuar kontraktonit të njëjtë edhe ndërtimin e shkollës “Faik Konica”.

“Tek parku i biznesit kjo kontratë ka pasur probleme të shumta të cilat kanë rrezikuar ndotjen e ambientit mirëpo kostoja direkte që po e prek direkt gjepin e qytetarin. Në Koreticë të Epërme  qytetarët pra 15 familje për shkak të këtij parku nuk mund ta pinë ujin dhe detyrohen të marrin ujin diku tjetër. Ka pasur familje që kanë pasur bletë dhe për shkak të mbeturinave të këtij parku bletët ju kanë vdekur”.

Safet Hoxha, nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), tha se me ligjin e ri do të krijohen trupa të veçanta për menaxhimin e kontratave.

Ai foli edhe për të gjeturat e kij raportit specifikisht për tre projekte që ka analizuara KDI.

“Niveli i organizatave që merren me prokurimin publik është rritur shumë. Besoj që ky është një lajm i morë për të gjithë tatimpaguesve sepse syri i vrojtues për paratë e tyre është duke shikuar. Raporti ka vendos në pah disa të dhënë që janë me rëndësi për sistemin e menaxhim të fondeve publike. Rezultatet e studimit besoj që dobësitë që ka vërejt KDI është tek menaxhimi i kontratave publike”.

“Tek parku i biznesit janë dy shembuj që lidhet me planifikimin e dobët për përcaktimin e lokacionit dhe efektet që ka prodhuar kjo zonë ka qenë tejet negative dhe kërkon një planë më të mirë. Një çështje që është komplekse që ne e shohim si KRPP nuk dallon nga studimi i sotëm që është fjala për menaxhimin e dobët të kontrata”.

“Është e rëndësishme me ditë se ku përfundon llogaridhënia jonë ne me ndryshimet e ligjit kemi vendosur një klauzolë menaxhimi i kontratës i referohet menaxhimit administrativ dhe atij teknik. Në ligjin e ri ka për tu qartësuar se trupa mbikëqyrëse ka me u obligua me dërgua një raport për ecurinë e kontratës. Nëse autoritetet kontraktuese nuk ka gatishmëri për me i përmirësua projektet e veta. Ideja jonë është që të bëjmë trupa të veçanta për monitorimin dhe menaxhimin e kontratave publike”, tha ai.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bike Rivals
  • Play Supercar Showdown
  • Play Rock Wheels