KB Trepça dhe KB Lipjani me super përforcime në Superligën e Basketbollit

Pak para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll, Trepça dhe Lipjani kanë bërë lëvizjet e fundit për tu përforcuar.

Sport

07/09/2018 17:22

Mitrovicasit kanë nënshkruar me dy lojtarë të huaj, kurse Lipjani ka siguruar shërbimet e Fisnik Junikut dhe të dy lojtarëve jo vendorë.

Desmond Gattis dhe Dwane Miner do të luajnë për “Minatorët” kurse Stacey Lambert dhe Kevin Philips, së bashku me Fisnik Junikun i bashkohen skuadrës së Lipjanit.

Të gjithë lojtarët e huaj kanë nënshkruar vetëm nga një vit kontratë.

Këto transferime u mundësuan falë agjentin të lojtarëve, Argjent Zeqiri, i cili është edhe drejtues i agjensisë së njohur “Dunk Sports Agency”. /Lajmi.net/