KB Rahoveci merr mbështetje të fortë financiare, gati për ‘Play Off’

Komuna e Rahovecit ka shpallur fituesit e subvencioneve për OJQ-të që veprojnë në komunë. Këtu përfshihen edhe klubet e sportit të cilët bëjn garat në ligat e Kosovës.

Sport

22/02/2018 21:12

Klubi më i suksesshëm i Rahovecit padyshim është klubi i Basketbollit “KB Rahoveci” i cili momentalisht është në Super Ligën e Kosovës.

Si duket komuna e Rahovecit ka vlerësim të lartë për klubin dhe si pasoj e kësaj e ka “shpërblyer” me 22,000.00 Euro, e cila është shuma më e madhe e ndarë për ndonjë OJQ në Rahovec dhe është pothuajse gjysa e shumës së përgjithshme që komuna ka shpërndaër për të gjithë OJQ-të e tjera.

Kujtojmë se shuma e ndarë këtë vit për KB Rahovecin, është nëntë mijë euro më shumë se sa një vit më parë, nga 13 mijë euro, këtë vit janë ndarë 22 mijë euro.

KB Rahoveci garon në IP Superligën e Kosovës, renditet në vendin e katërt dhe me mundësi të mëdha për të siguruar një vend që dërgon në ‘Play Off’.