KB Prishtina: Sukseset i vazhdojmë me trajnerin Damir Mulaomerovic

Damir Mulaomerovic do të mbetet trajneri i Z Mobile Prishtinës.

Sport

09/02/2019 13:13

Drejtuesit e skuadrës ‘bardhë e kaltër’ sot (e shtunë) kanë mbajtur një konferencë për shtyp, ku presidenti Blerand Stavileci, ka konfirmuar se trajneri Damir Mulaomerovic do të drejtojë Z Mobile Prishtinën në pjesën tjetër të sezonit.

Z Mobile Prishtina të mërkurën e kësaj jave shënoi një nga sukseset më të mëdha në histori të klubit.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës me një fitore vendimtare me rezultat 82:78 ndaj turqve të Pinar Karsiyaka në ‘Pallatin e Rinisë’, kanë siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në FIBA Europe Cup, duke shkruar historinë e basketbollit kosovar.

Këtë sukses nuk do ta vazhdojnë dy basketbollistët, Kyan Anderson dhe Demario Mayfield, të cilët tashmë janë larguar.

Florian Miftari ka konfirmuar se drejtuesit kanë filluar punën për të gjetur zëvendësuesit e këtyre dy basketbollistëve.

Në FIBA Europe Cup, kundërshtari i radhës i Z Mobile Prishtinës do të jetë skuadra Pallacanestro Varese, skuadër dhjetë herë kampione e Italisë./Lajmi.net/