KB Prishtina sonte mund ta shkruaj historinë

Klubi me i trofshëm i basketbollit në Kosovë, Z Mobile Prishtina, sonte nga ora 18:00 do të luaj ndeshjen kundër kampionit Ukrainas Cherkaski Mavpy, në kuader të Fiba Europe Cup.

Sport

07/11/2018 13:57

KB Prishtina që tashmë në këtë garë regjistron 2 fitore dhe 1 humbje, ka mundësinë që sonte ta shkruaj Historinë në këtë garë, pasi që një fitore eventuale do ta kualifikonte tutje klubin nga kryeqyteti, dhe kjo do te ishte hera e parë që një klub nga trojet shqiptare do të kualifikohej në mesin e 16 ekipeve më të mira në këtë garë Evropiane, ku luajnë shumë kampionë të shteteve Evropiane.

Z Mobile Prishtina sonte nga ora 18:00 do të luaj kundër Cherkaski Mavpy dhe mbetet të shihet nëse kryeqyteti do ta festojë sonte kalimin e grupeve, apo kjo do të mbetet në dy ndeshjet e ardhshme pasi që mundesitë për të kaluar grupin janë shumë të medha. /Lajmi.net/