KB Prishtina në ‘Basketball Champions League’ – Lajmi.net
KB Prishtina në ‘Basketball Champions League’
Autori: Lajmi.net BasketbollSport 13:50, 4 July 2018
Njoftim i madh nga skuadra e KB Prishtinës në basketboll.

KB Prishtina ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të ‘Basketball Champions League’.

Njoftimi nga klubi: 

PRISHTINA në ‘Basketball Champions League’

Të nderuar Plisa, sponzorë, adhurues të basketbollit dhe gazetarë.

Me shumë kënaqësi e krenari, ju njoftojmë se kemi pranuar ftesën për të qenë pjesë e e ligës prestigjioze evropiane, ‘Basketball Champions League’ për edicionin 2018/19.

Mundi e sakrificat tona për të krijuar një reputacion sa më të mirë të klubit e gjithë kombit në Evropë, po shpaguhen me këso lajme të mira. Kështu, Prishtina do të jetë ekipi i vetëm shqiptar dhe i vetmi nga rajoni jonë i Europës Juglindore ‘Basketball Champions League’, duke qenë edhe njëherë me radhë një lloj “përfaqësuese” e shqiptarëve në Evropë.

Në një konkurrencë të madhe për të qenë pjesëmarrës, në mesin e ekipeve tjera përvec Prishtinës, që do të marrin pjesë në këtë ligë janë edhe skuadrat e mirënjohura evropiane si: Besiktas, AEK, PAOK, Hapoel Tel Aviv, Estudiantes, CEZ Nymburk, Aris, Banvit, Bamberg, Olimpija, SIG Strasbourg e shume tjera. Kurse, jashte kësaj liste, kanë mbetur edhe shumë skuadra të mirënjohura, që nuk kanë arritur të sigurojnë një vend.

Shorti për ekipet pjesëmarrëse do të mbahet më 11 Korrik 2018, kur edhe do të merret vesh se me kë do të takohemi.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO