KB Prishtina e deklason KB Pejën

Skuadra e Prishtinës ka shënuar edhe fitoren e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sport

07/10/2017 17:50

Kampionët në kuadër të xhiros së dytë, kanë mposhtur në udhëtim KB Pejën, me rezultat të thellë 64:84.

Kjo ishte fitorja e dytë e KB Prishtinës në po kaq ndeshje.

Kryeqytetasit edhe këtë edicion cilësohen favoriti kryesor për të fituar titullin./Lajmi.net/