KB Peja siguron finalen e Kupës së Kosovës – Lajmi.net
KB Peja siguron finalen e Kupës së Kosovës
Autori: Lajmi.net BasketbollSport 17:56, 17 February 2017
KB Peja është skuadra e parë finaliste e Kupës së Kosovës në basketboll.

Skuadra pejane në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, ka mposhtur prizrenasit e KB Bashkimit me rezultat 74:68.

KB Peja e nisi mirë takimin, duke e fituar 21:17 çerekun e parë, dhe 18:14 çerekun e dytë, për të shkuar me epërsi tetë pikë në pushimin e pjesës së parë.

Kjo epërsi u rrit edhe më shumë në çerekun e tretë, kur pejanët fituan me 11 pikë epërsi, për rezultat të përgjithshëm 61:42.

Në çerekun e katërt, Bashkimi ishte skuadër dukshëm më e mirë, duke e fituar këtë çerek me rezultat 26-13, gjë që nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm.

Në finale KB Peja do të takohet me fituesin e përballjes tjetër gjysmëfinale, KB Trepça – Sigal Prishtina./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bike Rivals