KB Peja – KB Trepça, rezultat i thellë

Peja ka shënuar fitoren e shtatë në Superligën e basketbollit të Kosovës, duke e mundur Trepçën.

Sport

04/12/2016 19:12

Pejanët në palestrën ‘Karagaçi’ kanë mposhtur me rezultat të thellë 74:57 skuadrën nga Mitrovica.

Cameron Rundles dhe Alban Veseli ishin lojtarët me efikas te Peja me 21, përkatësisht 20 pikë derisa te Trepça u dalluan Nikola Ljujiq dhe Jeremy Wise me 13 pikë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.