KB Bashkimi e nis me fitore serinë e finaleve, mund Sigal Prishtinën

KB Bashkimi e ka fituar përballjen e parë finale të play offit ndaj Sigal Prishtinës.

Sport

13/05/2017 20:51

Skuadra nga Prizreni, ka mposhtur kampionët në fuqi, Sigal Prishtinën me rezultat 66–76 në ndeshjen e parë të play offit që u zhvillua në ‘Pallatin e Rinisë’ në Prishtinë.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, duke përfunduar baras 16:16.

Në çerekun e dytë, skuadra mysafire nga Prizreni ishte e jashtëzakonshme, me paraqitje të mirë si në mbrojtje ashtu edhe në fazën e sulmit, duke ia dalë ta fitojë këtë çerek me rezultat 15:22, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultat 38:31.

Çerekun e tretë e fitoi Sigal Prishtina, me një pikë epërsi 23:22.

Kryeqytetasit pavarësisht tentativave, dështuan të rikthehen në lojë edhe në çerekun e katër, për ta nisur me humbje serinë e finaleve.

Ndeshja e radhës zhvillohet në Prizren./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6