Kazanova i Bosnjës, ka fjetur me 5 mijë femra, kërkon gruan e 50-të (Video)

Ka qenë i martuar me 49 gra, dhe po pret ta gjejë të 50-tën. Por thotë se ka fjetur me 5 mijë femra. Ai është Taib Seferoviq – Tito, i njohur edhe si Kazanova i Bosnjës. 

Lajme

17/11/2014 20:12

Gjithnjë i gëzuar dhe i qeshur. Taib Seferoviq nga Zenica e Bosnjës gjatë gjithë jetës së tij ka fjetur me 5000 femra. Ai në Zenicë është i njohur edhe me pseudonimin Tito, emri i liderit komunist të ish Jugosllavisë.

Ai ka pasur 49 martesa, nga të cilat i kanë lindur më shumë se 50 fëmijë.

Ky rom i cili theu zemrat e shumë femrave nëpër botë, është kthyer për të jetuar në Zenicë, por për habi qe një kohë të gjatë nuk po gjen grua, e cila do të ishte martesa e 50-të për të, përcjellë lajmi.net, një shkrim të

“Për një kohë të gjatë jam duke kërkuar gruan e 50-të. Diçka nuk po më shkon mirë. Unë jam duke pritur. Ajo duhet të jetë e veçantë. Kjo është arsyeja pse unë u bëjë thirrje të gjitha grave që të më kontaktojnë, në apartamentin tim kompleksi Blatusha numër 28”, thotë Seferoviqi 60 vjeçar. 

Ai pretendon se për herë të parë ka bërë seks kur ishte vetëm 9 vjeç, ndërsa në moshën 11 vjeçare ishte martuar me gruan e parë. “Emri i gruas së parë ishte Rashida, dhe ajo ishte më i vjetër se unë për dy vjet. Unë rash në dashuri me të në shkollë dhe ajo ishte 13 vjeçare. Ne ishim të martuar për 25 vjet dhe kishim njëmbëdhjetë fëmijë. Ajo ishte martesë e gjatë. Pas saj, kuptova se gratë janë jeta ime dhe kam filluar t’i ndrrojë shpesh”, vazhdon Taibi rrëfimin e tij, për të cilin thuhet se ai e kishte zakon të kishte 3 ose 4 gra njëkohësisht.

Në vitet tetëdhjetë, me një fizarmonikë në duart e tij, ai shkoi nëpër turne në Evropë. “Unë shkova në Rusi, Turqi, Gjermani, Poloni, Rumani, Suedi … Unë nuk e me sa gra kam fjetur në atë periudhë. Kam jetuar 25 orë në ditë. Unë kam fjetur me këngëtare, kameriere…, dhe nuk jam ndalur asnjëherë. Gjatë gjithë jetës sime kam pasur të paktën 5000 femra. Unë kam 50 fëmijë për aq sa di, dhe më shumë se 150 nipër e mbesa. Kam fjetur me kineze, japoneze, afrikane… Unë kam provuar gjithçka. Por në fund mund të them se boshnjaket janë më të mira. Ato janë zjarri i vërtetë”, thotë Taib.

Ai thekson se në fillim bëri një listë të gruve të tij, por se pas të tridhjetës nuk e vazhdoi më tutje. “Më kujtohen disa prej grave. Unë kam pasur Sakibe, Ramize, Dragica, Slavica, Anu nga Polonia, Jameel nga Turqia…, më duhet t’u jap dy fletë të letrës që t’i përmend të gjitha. Unë jam në kontakt me shumë prej tyre”, thotë ai ndër të tjera. (lajmi.net)