Kazanova 5 vjeçar me tre të dashura

Videoja e titulluar \'Telashet e fëmijës\', ishte postuar në YouTube ku ka grumbulluar më shumë se dy milion shikime në vetëm tre ditë.

Fun

27/05/2014 15:47

Ky pesë vjeçar i lezetshëm është i stresuar për shkak se ai ka shumë të dashura.

Kazanova i vogël është xhiruar duke folur për problemet e tij në YouTube dhe se duhet të \’heq qafe\’ njërën nga tre admirueset e tij femra.

Kur e pyet gruaja e cila është duke inxhizuar pse ai nuk mund të ketë tre të dashura, ai përgjigjet: \”Unë mund të kem dy, por nuk dua që të kem tre të dashura.\”

Ai pastaj u pyet: \”A është stresuese për ty të kesh aq shumë të dashura?\” Ai u përgjigj: \”Po, është sikur të më duhet të heqë dorë nga njëra prej tyre. Është sikur të gjitha janë të bukura dhe unë duhet të heqë dorë nga njëra.\”

Duke e mbajtur të qeshurën, gruaja shton: \”Është e vështirë të jesh 5 vjeçar apo jo?\” Dhe Kazanova i vogël përgjigjet: \”Po, kisha dashur të jem 4 vjeç përsëri.\”

Nuk është e habitshme që kjo video është bërë e famshme në internet, duke mbledhur mbi 2 milion klikime deri më tani.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë: