Kazakistan: Banorët papritmas bien në gjumë, zgjohen pas disa ditësh

Në Kazakistan njerëzit flenë më ditë të tëra. Kjo dukuri e pazakontë e përhapur ditëve të fundit, ka bërë që disa banorë të këtij shteti të bien në gjumë të thellë .

Bota

11/07/2014 12:45

Në kufirin mes Kazakistanit dhe Rusisë është shfaqur një dukuri e pazakontë. Në këtë hapësirë njerëzit po bien në gjumë të thellë dhe po zgjohen pas disa ditësh.

Në veçanti, në fshatin Kalaqi, njerëzit e të gjitha moshave po flenë pandërprerë për madje gjashtë ditë me radhë. Kur zgjohen, nuk kujtojnë asgjë.

Një fshatare ra në gjumë tek milte lopën.

“Papritmas fjeta. Nuk mbaj mend asgjë. Kur u zgjova e pash veten në spital”, thotë ajo.

Kjo nuk po u ndodhë vetëm vendasve, por edhe atyre që po vinë në këtë rajon. Ndërsa, mjekët nuk e dinë se pse flenë ata ashtu, si të vdekur. Të gjitha analizat dalin normale. E, raste të tilla nuk kanë hasur askund në botë, meqë kanë hulumtuar në internet.

Një nga teoritë ka të bëjë me rrezatimin, meqë thuhet se në kohën e Bashkimit Sovjetik, aty ishte një minierë e uraniumit. Dyshohet se uraniumi ka ndotur ujërat nëntokësore.

Ndërkaq, njëri dha një shpjegim vërtet banal: janë çmendur banorët lokalë dhe po vuajnë nga halucionacionet. (Explore Univers)