Katy Perry tani edhe me kompani inçizuese të vetën

Katy Perry ka filluar një kompani inçizese që quhet ‘Metamorphosic Music’ dhe ka nënshkruar me artistin e parë Ferras.

ShowBiz

18/06/2014 22:04

Katy Perry ka hapur kompani inçizuese ku do të marrë artistë të rinj për të bërë muzikë dhe për t’i promovuar ata.

Kompania quhet ‘Metamorphosis Music’ dhe është një bashkëpunim me labelin e saj të tanishëm ‘Capitol Records’.

Ylli i pop-it ka lajmëruar në Twitter dje këtë duke shkruar: “Jam shumë e ngazëllyer që më në fund po lajmëroj labelin tim të ri ‘Metamorphosis Music’ dhe kontratën e parë të nënshkruar me të riun shumë të talentuar Ferras”.

Ferras ka bërë një album  me pesë këngë ku përfshihet edhe kënga me Katy Perry-n ‘Legends Never Die’. Ai do t’i bashkohet këngëtares në turin e koncerteve ‘Prismatic World Tour’ që do të fillojë në Amerikë më 22 qershor.

Kështu, Perry bëhet një nga artistët botërorë që kanë kompani të vetën, duke iu bashkuar kështu edhe Jay Z-së.