Katy Perry-t i hakohet profili me 89 milionë ndjekës në Twitter (FOTO)

Këngëtares Katy Perry i është hakuar profili në Twitter, hakeri ka bërë postime me fjalë raciste.

ShowBiz

31/05/2016 12:18

Katy Perry ka profilin më të ndjekur në rrjetin social Twitter, më shumë se 89 milionë fansa.

Por, mbrëmë i ka ndodhur diçka aspak e mirë asaj, pasi një person ka hakuar profilin e saj dhe ka shkruar fjalë shumë të këqija, madje edhe raciste, në një sërë postimesh, përcjellë lajmi.net.

Ai ka filluar postimet me hashtagun #HackersGonnaHack, ndërsa në një nga postimet, ai madje i ka shkruar edhe këngëtares Taylor Swift, me të cilën Katy Perry nuk i ka marrëdhëniet shumë mirë.

Ekipi i Perry-t kanë reaguar shumë shpejtë, duke rikthyer profilin pa dhënë asnjë shpjegim./lajmi.net