Katy Perry s’di të gatuajë

Pasi e përfundoi lidhjen me komikun Russell Brand, Katy Perry e ka gjetur lumturinë pasi është dashuruar në kitaristin John Mayer, me të cilin ka nisur të dalë vitin e kaluar. Mirëpo, përkundër popullaritetit që ka tek universi mashkullore, bukuroshja 29 vjeçare është gjithçka pos një model i femrës perfekte, duke e treguar pikën e…

ShowBiz

04/12/2013 06:00

Pasi e përfundoi lidhjen me komikun Russell Brand, Katy Perry e ka gjetur lumturinë pasi është dashuruar në kitaristin John Mayer, me të cilin ka nisur të dalë vitin e kaluar.

Mirëpo, përkundër popullaritetit që ka tek universi mashkullore, bukuroshja 29 vjeçare është gjithçka pos një model i femrës perfekte, duke e treguar pikën e saj të dobët: nuk di të gatuajë.

“Gjëja e parë që duhet ta dini për mua është se nuk di ta përgatis as një vezë. E dyta, jam gjithmonë me vonesë. Nuk mund të bëj asgjë. Këtë e kam marrë nga nëna ime”, tha këngëtarja amerikane për magazinën gjermane ‘Joy’.

“Gjithashtu, e kam të vështirë të rri larg ëmbëlsirave, nëse i shoh në studio. Stili dhe dukja ime nuk janë gjithmonë perfektë. Ka raste kur e kisha fytyrën e fryrë dhe puçrra në të. Nuk më intereson nëse njerëzit më shikojnë kështu. Së paku e dinë se nuk duhet të jesh perfekte, për të pasur sukses. Përsosmëria është e mërzitshme”, vazhdoi ajo.

Ylli amerikan është rritur në një familje fetare dhe prindërit e saj punojnë në kishën lokale. “Prindërit e mi janë të krishterë dhe mjaft konservatorë, kështu që ka pasur shumë gjëra që nuk më janë lejuar kur isha e vogël. Gjëja më e keqe ishte se nuk më linin kurrë të flija në shtëpinë e shoqeve të mia. Gjithashtu, nuk mund të shikoja TV dhe më është dashur ta fshihja pasionin tim për yll të muzikës. Edhe pse tash, më duhet ta pranoj, nuk është se kam humbur shumë. Edhe në përditshmërinë e sotme, televizionin e ndjek rrallë”, përfundoi Perry.