Katy Perry po shijon lidhjen e re me Orlando Bloom (VIDEO)

Katy Perry dhe Orlando Bloom dorë për dore në pushimet në Hawaii.

ShowBiz

01/03/2016 02:56

Duket se këngëtarja Katy Perry e ka filluar sigurt lidhjen e re.

Që kur ata janë takuar në Golden Globes këtë vit, ata nuk po ndahen dhe Katy Perry e aktori Orlando Bloom tani kanë shkuar bashkë edhe në pushim, transmeton lajmi.net.

Pushimet në Hawaii çifti i ri po i kalon me aktivitete të ndryshme, ndërsa janë parë edhe të përqafuar e duke u mbajtur dorë për dore.

Bloom ka qenë i martuar me modelen Miranda Kerr, me të cilën ka një djalë, ndërsa Perry së fundmi ‘ka shpëtuar’ nga lidhja aspak e rahatshme me John Mayer./lajmi.net