Katy Perry po përballet me kritika, shkak dizajni i këpucëve

Dizajni i këpucëve të saj u bë shkak që Katy Perry të përballet me kritika.

ShowBiz

13/02/2019 08:04

Katy Perry së fundmi ka pranuar kritika të shumta dhe e gjithë kjo për arsye të dizajnit të këpucëve të saj, transmeton lajmi.net.

Marka e Katy përballet me akuza për racizëm për dy modelet e këpucëve.Disa njerëz thanë se shfaqin imazhe raciste.

Pra pamjet në këpucët e zeza shihen si praktika raciste për njerëzit me ngjyrë.Artistët e bardhë tallnin afrikanët skllevër me karikaturat e tyre duke përdorur bojë të zezë dhe tipare të ekzagjëruara të fytyrës./Lajmi.net/