Katy Perry, mbretëreshë e Twitterit

Katy Perry është mbretëresha e re e Twitterit, pasi e ka arritur shifrën e 47 milionë ndjekësve, duke ia rrëmbyer primatin këngëtarit të ri Justin Bieber. Këngëtarja amerikane ishte fituese e çmimit ‘Best Female’ në spektaklin e fundit ‘Mtv Europe Music Awards’. Asaj ja bëjnë ‘follow’ 57,570 mijë njerëz në ditë, ndërsa ka 5218 ‘tweets’.…

ShowBiz

14/11/2013 06:00

Katy Perry është mbretëresha e re e Twitterit, pasi e ka arritur shifrën e 47 milionë ndjekësve, duke ia rrëmbyer primatin këngëtarit të ri Justin Bieber.

Këngëtarja amerikane ishte fituese e çmimit ‘Best Female’ në spektaklin e fundit ‘Mtv Europe Music Awards’. Asaj ja bëjnë ‘follow’ 57,570 mijë njerëz në ditë, ndërsa ka 5218 ‘tweets’. Ndërkohë, Perry ka bërë vetëm 126 ‘follow’, njofton Twittercounter.com.

Në pesëshen e parë shohim edhe njerëz tjerë të famshëm, të lëmive të ndryshme si këngëtarja kontroverse, Lady Gaga, që është e treta, e përcjellë nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i cili mban pozitën e katërt. Kurse, Top 5 mbyllet me këngëtaren e famshme në SHBA, Taylor Swift.

 

Top 5 ‘twitters’

1. Katy Perry 46,570,056

2. Justin Bieber 46,530,360

3. Lady Gaga 40,408,566

4. Barack Obama 39,318,059

5. Taylor Swift 36,290,158