Katy Perry ka fituar më shumë se Taylor Swift e Beyonce bashkë

Katy Perry ka fituar në vitin 2015 shumë marramendëse parash, saqë askush as nuk iu është afruar.

ShowBiz

08/07/2015 00:12

Perry është shpallur nga Forbes e famshmja më e paguar në botë, duke mundur kështu yjet si Vin Diesel, Taylor Swift e Beyonce, transmeton Lajmi.net.

Madje, shumat e këtyre të fundit të kombinuara nuk e arrijnë shumën prej 135 milionë dollarëve të fituara nga Perry.

Swift, që ka albumin më të shitur të vitit, ka arritur të mbledhur 80 milionë $ ndërsa Beyonce ka fituar 54.5 milionë $ këtë vit. (Lajmi.net)