Katy Perry do të shkruajë këngën e fushatës për Hillary Clinton

Katy Perry i ka ofruar ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton të shkruajë këngën për fushatën nëse Clinton do të kandidojë për presidente në vitin 2016.

ShowBiz

23/06/2014 20:18

Këngëtarja Katy Perry është takuar me zonjën Hillary Clinton në një takim në Amerikë dhe ka bërë një foto me të duke mbajtur librin e saj në dorë.

Ajo ka postuar foton në Instagram duke i dhënë mbështetje të plotë ish-sekretares, tani edhe kandidates së mundshme për presidente të SHBA-ve.

Perry madje ka propozuar ofertën në profilin e saj në Twitter duke shkruar ‘I kam thënë Hillary Clinton se do të shkruaja një këngë për të nëse asaj i duhet’.

Ndërsa zonja Clinton i është përgjigjur ‘Kjo nuk është zgjedhje e rëndë. Ti tanimë e ke bërë këtë!  Na lejo që ende të vazhdojmë të ta dëgjojmë zërin’, duke iu adresuar këngës së suksesshme dhe inspiruese ‘Roar’.