“Katunar”, filmi i parë horror kosovar

Katunar’ do të jetë një film bashkohor horror që do të xhirohet në Kosovë dhe një pjesë në Kanada.

ShowBiz

08/07/2015 08:21

Storia e filmit është për një vajzë që jeton në Toronto dhe pasi i vdes babai, kthehet në Kosovë.

Për rolin e Aurit, dashnorit të vajzës, artistët e famshëm kanadez kanë shprehur interesim të madh.
Lindur dhe rritur në Kanada, skenaristi dhe regjisori Dion Ventress, thotë: ‘Kam qenë i befasuar me interesimin e artistëve kanadez për projektin, këtu në Amerikën Veriore. Derisa bisedimet vazhdojnë, nuk mund të japim emra, ashtu siç nuk mund të publikojmë persona të tjerë të involvuar në projektin e filmit. Mund vetëm të them se kemi tre kandidatë për rolin e dashnorit kanadez. Dy artistë janë nga Kanada që kanë bërë emër në art, këtu dhe në vende të tjera edhe në muzikë. Personi i tretë është djaloshi nga programi i MTV’.

‘Krijimi i një filmi në Kanada dhe Kosovë nuk ka qenë detyrë e lehtë. Për më shumë, refuzoj të bëj ckado që do të duket keq për Kosovën. Gjërat duhet bërë si duhet. E unë në këtë film do të bëj më të mirën’.

Në bisedë me krijuesit kanadez, për filmin, Ventress tregon: ‘E kanë pëlqyer storien e filmit,janë profesionist dhe çmoj mendimin e tyre, dëshirën time për të bërë një film në Kosovë e përkrahin’./Kosovapress/