Katrorë të shijshëm me kokos

Përbërësit: * 3 vezë * 2 gota sheqer * 2 gota kos * 1 gotë vaj * pluhur paste * 1 sheqer vanilje * 2-3 gota miell Për mbështjellje: * 1 filxhan ujë * 1 filxhan sheqer * 1 margarin * 1 çokollatë për zierje * 1 lugë kakao Përgatitja: Merren të gjithë përbërësit dhe…

Lifestyle

14/10/2015 14:28

Përbërësit:
* 3 vezë
* 2 gota sheqer
* 2 gota kos
* 1 gotë vaj
* pluhur paste
* 1 sheqer vanilje
* 2-3 gota miell

Për mbështjellje:
* 1 filxhan ujë
* 1 filxhan sheqer
* 1 margarin
* 1 çokollatë për zierje
* 1 lugë kakao

Përgatitja:

Merren të gjithë përbërësit dhe përzihen, pastaj i qesim në tepësi të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Piqen në temperaturë 200 gradë celsius për 20 minuta. Për siguri mund të provohet me rrëmojsë a është pjekur dhe pasi e shohim se është pjekur e largojmë nga furra.

Presim derisa të ftohet dhe e ndajmë në katrorë sipas dëshirës. Në anën tjetër e ziejmë përzierjen me ujin, sheqerin, margarinën, kakaon, dhe çokollatën. Pasi të vlojë kjo përbërje e largojmë nga zjarri dhe çdo katrorë të pandispanjes e kalojmë në shërbetin e zier dhe pastaj në kokos. Ju bëftë mirë! /lajmi.net