Katrorë limoni

Janë shumë, shumë të lehtë për t’u bërë dhe shumë të shijshëm.

Lifestyle

30/03/2016 21:07

Për bazën ju duhen:

200g miell

75g sheqer pluhur

175g gjalpë, e zbutur

Për fillin:

3 vezë

300g sheqer

3 lugë gjelle miell

4 lugë gjelle lëng limoni

5 lugë gjelle sheqer pluhur për dekorim

Metoda:

Nxeni furrën në 190C. Lyeni me gjalpë një enë për pjekje 23x33cm.

Kombinoni përbërësit për bazën dhe futeni brumi në enën e përgaditur.

Piqeni për 20 minuta në furrën e nxehtë deri sa të fitohet një ngjyrë e artë. Teksa baza po piqet, rrihini vezët, sheqerin, miellin, dhe lëngun e limonit. Vendoseni këtë masë mbi bazë.

Kthejeni në furre për 20-25 minuta të tjera, ose deri sa të kenë marrë ngjyrë të artë. Lëreni të ftohet. Vendosni sheqer pluhur mbi dhe pritini në katrorë./lajmi.net

Ju bëftë mirë!