Katie Price na prezanton djalin

Katie Price e ka postuar një fotografi, ku shihet së bashku me beben Jett Riviera dhe me bashkëshortin e saj Kieran Hayler, edhe pse flitej se mund ta angazhonte një infermiere të maternitetit. Kjo është vetëm fotografia e dytë e vogëlushit Jett, të cilën ‘Jordan’ e ka shpërndarë në rrjetin social Twitter, kështu që ajo…

ShowBiz

26/11/2013 19:00

Katie Price e ka postuar një fotografi, ku shihet së bashku me beben Jett Riviera dhe me bashkëshortin e saj Kieran Hayler, edhe pse flitej se mund ta angazhonte një infermiere të maternitetit.

Kjo është vetëm fotografia e dytë e vogëlushit Jett, të cilën ‘Jordan’ e ka shpërndarë në rrjetin social Twitter, kështu që ajo është duke qëndruar besnike me premtimet e saj që nuk do ta ekspozojë shumë vajzën e saj. 35 vjeçarja shihet në shtrat së bashku me Jett e Hayler, duke shkruar: “Ëmbëlsirat e mëngjesit”.

Katie ia ka afruar hundën vogëlushit, kurse Kieran shihet duke e puthur në kokë djalin e tyre. Fotografia paqësore është në kundërshtim me komentet e fundit se tremuajshja Jett është pagjumëse dhe se nuk i lë prindërit të flenë qe një kohë.