Katie Holmes me fotosesion të mrekullueshëm (FOTO)
Aktorja Katie Holmes ka bërë poza vërtetë të bukura për Ocean Drive Magazine.
ShowBiz
Katie Holmes ka treguar për revistën se ajo nuk pendohet për asnjë gjë që ka bërë në jetën e saj.
Ajo me këtë duket se i është referuar edhe martesës gjashtë vjeçare me Tom Cruise, me të cilin ndarja nuk ka qenë aspak e qetë, transmeton lajmi.net.
Por, duket se aktorja tani ka vazhduar mirë me jetën e saj dhe është në top formë, si gjithmonë, derisa pozon për fotografitë për revistën, me flokë të lagura dhe poza artistike./lajmi.net