“Katër zv/ministrat nga Kosova – perspektivë e re në Qeverinë Rama”

“Përvoja dhe bagazhi i katër personaliteteve nga Kosova është i ndryshëm nga zëvendësministrat tjerë, që do të sillte perspektivë të re në mënyrën e punës”

Lajme

12/10/2017 23:54

Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë se katër zëvendësministrat nga Kosova në Qeverinë e Shqipërisë që udhëhiqet nga Edi Rama mund të ofrojnë qasje dhe perspektivë të re, për shkak të përvojave të tyre.

Ai e ka çmuar vendimin e Ramës për të emëruar katër kosovarë në këto poste, duke shtuar se si formë duket mirë, por si përmbajtje mbetet të vërtetohet, njofton Klan Kosova.

“Përvoja dhe bagazhi i katër personaliteteve nga Kosova është i ndryshëm nga zëvendësministrat tjerë, që do të sillte perspektivë të re në mënyrën e punës. Sepse ata që janë tashmë pjesë e probleme atje e kanë të vështirë që t’i shohin nga një perspektivë tjetër. Kështu katër zëvendësministrat nga Kosova do të mund të jepnin kualitet që u mungon dikasterve tyre. Por normalisht, ekizston rreziku që ata të zhgënjehen, sepse qasjen do ta kenë të drejtpërdrejt”. /klankosova.tv