Katër të vdekur në shpërthim, pesë dënime me vdekje për sulm në kishë

Të paktën dy civilë dhe dy policë në Kajro të Egjiptit janë vrarë sot nga shpërthimi i një bombe në pjesën qendrore të qytetit. 

Bota

21/09/2014 14:35

Një shpërthim shumë i fuqishëm ka ndodhur sot në afërsi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Egjiptit, tha për agjencinë e lajmeve AFP një zyrtar policor, i cili deshi të mbetej anonim.  

Në incizime televizive shihet një lis që është përgjysmuar nga shpërthimi dhe ka rënë të një automjeti të parkuar në afërsi të vendit të shpërthimit.

Në një zhvillim tjetër në këtë shtet, raportohet se gjykata egjiptiane ka dënuar me vdekje pesë persona për shkak të formimit të grupit terrorist me rastin enjë sulmi në një kishë dhe kur qe vrarë një polic.

Agjencia shtetërore egjiptiane Mena raporton se gjykata ka dënuar edhe dy persona të tjerë me burgim të përjetshëm për rastin e njëjtë.  

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të akuzuarit kishin formuar grup terrorist i cili sulmonte të krishterët dhje forcat e sigurisë që nga tetori i vitit të shkuar.  

Tre nga të akuzuarit janë dënuar në mungesë, që do të thotë se atyre do t’iu mbahet sërish gjykim nëse do të arrestohen apo do të vetdorëzohen.