Katër sulme dje ndajë grave, të përfshirë burra shqiptarë, romë e serb

Policia e Kosovës ka regjistruar gjatë ditës së djeshme tri raste të dhunës ndajë grave.

Lajme

25/08/2018 12:56

Derisa policia dje, njoftoi se para dy ditëve u regjistruan  shtatë raste të dhunës ndajë grave, sot raportohet për numër më të vogël, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të policisë, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës  femër K/Shqiptare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia njofton se në Rahovec, “është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Rome, me ç’ rast i  ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Ndërkohë, është raportuar se në Leposaviç një femër K/serbe, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari bashkëshorti i sajë mashkull K/serb. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet kurse rasti mbetet të hetohet nga Polica.

Ndërsa, një vajzë e mitur është keqtrajtuar seksualisht në një incident që ka ndodhur në Fushë Kosovë. Raport i policisë sqaron se viktima është anguar mbrëmë se ishte viktimë e keqtrajtimit. Pas marrjes së informacionit policia ka identifikuar të dyshuarin I cili është arrestuar dhe paraburgosur”thuhet në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/