Katër skuadrat që mund ta paguajnë klauzolën 700 milionëshe të Messit

Lionel Messi gjithmonë e ka përsëritur se dëshiron që karrierën ta mbyll te Barcelona.

Sport

12/03/2018 21:38

Argjentinasi, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, dhe një klauzolë prej 700 milionë euro.

Por, ‘Sky Sport’ thotë se lëvizjet e çmimeve në tregun e transferimeve, nuk e bëjnë të paarritshme këtë klauzolë.

Kjo media cek katër skuadra që do të jenë në gjendje të paguajnë klauzolën 700 milionëshe të Lionel Messit, si PSG, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea.

Për ta bërë këtë, duhet të ekzistojë edhe dëshira e Messit për largim./Lajmi.net/