Katër skuadra janë në garë për të fituar tripletën këtë sezon

Teksa kanë mbetur vetëm edhe disa javë deri në fundin e sezonit futbollistik në pesë ligat më të forta europiane, më poshtë ju sjellim skuadrat të cilat kanë ende mundësi për ta fituar tripletën.

Sport

09/04/2015 18:19

Plotë katër skuadra nga pesë ligat më të forta europiane kanë ende mundësi për të fituar tripletën.

Bëhet fjalë për Barcelonën, Bayernin, Juventusin dhe PSG, skuadra këto të cilat janë në garë për të fituar Ligën e tyre përkatës, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Ligës.

Përndryshe, skuadrat angleze kanë dështuar këtë sezon, dhe asnjëra nga ata nuk është në garë për të fituar tripletën, pasi të gjithë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.