Katër shpikjet e reja të mëdha të Kinës – Lajmi.net
Katër shpikjet e reja të mëdha të Kinës
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 15:11, 16 May 2017
Janë të mirënjohura tashmë katër shpikjet e mëdha të Kinës së lashtë: busulla, baruti, letra dhe shtypshkrimi.

Por një sondazh i kohëve të fundit tregon se katër “homologë modernë” të këtyre shpikjeve janë bërë popullore në vendet përgjatë “Një brez, një rrugë”.

Sipas sondazhit të Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit, studentët nga 20 vende përgjatë “Një brez, një rrugë” kanë vlerësuar këto shpikje moderne në Kinë, të cilat janë: hekurudha e shpejtësisë së madhe, “Alipay”, aplikacionet për përdorimin e përbashkët të biçikletave dhe platformat e blerjeve në internet.

Vjet u bënë 1.5 miliardë udhëtime nga trenat me shpejtësi të madhe në Kinë.

Ndërkohë, Kina ka 450 milionë përdorues të “Alipay” dhe pothuajse 5 milion veta shfrytëzojnë aplikacionet për përdorimin e përbashkët të biçikletave.

Për sa i përket vëllimit të tregtisë në internet, vështirë se mund të gjendet ndonjë vend tjetër që të konkurrojë Kinën.

Me zbatimin e politikës së “daljes jashtë vendit”, këto teknologji po shkojnë edhe në vende të tjera./CRI

Fjalët kyçe: Kinë, shpikje te reja

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3