Katër receta me sheqer, për fytyrë pa pika të zeza e njolla dhe me plot ndritshmëri

Secili nga ne dëshiron që të ketë fytyrë të pastër dhe të shndëritshme por sigurisht për këtë duhet kujdes i veçantë.

Lifestyle

10/10/2017 17:06

Ka disa receta me sheqer, të cilat i ndihmojnë fytyrës tuaj t’i eliminojë pikat e zeza, plakjen, njollat dhe gjëra të ngjashme, transmeton lajmi.net

Pigmentimi dhe pikat e errëta:

Shto 1 lugë gjelle sheqer dhe 1 lugë gjelle lëng limoni dhe përziejeni mirë. Lani fytyrën tuaj dhe aplikoni masën duke e lënë për 5 minuta e pastaj lajeni me ujë të ftohtë.

Kundër plakjes: 

Shtoni 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle xhel aloe vera dhe 1 lugë gjelle qumësht, përziejeni mirë. Lani fytyrën tuaj dhe aplikoni masën duke e lënë për 10 minuta. Pastaj, lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Heqja e njollave të zeza: 

Shtoni 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle lëng domate dhe 1 lugë gjelle mustardë. Përziejeni mirë masën dhe aplikojeni në fytyrë për 10 minuta e pastaj lajeni me ujë të ftohtë.

Pastrimi i përgjithshëm i lëkurës:

Shtoni 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle miell orizi dhe 1 lugë gjelle qumësht, përzijeni ato mirë dhe aplikoni masën në fytyrë për 5 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të ftohtë dhe lejeni të thahet./Lajmi.net/