Katër ndeshjet që mund t’ia definojnë sezonin Chelsea

Muaji shkurt dhe mars do të definojnë sezonin e Chelsea.

Sport

25/01/2018 23:56

Në një periudhë prej 23 ditëve, duke filluar nga 20 shkurti e deri më 14 mars, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të ketë një orar të ngjeshur të ndeshjeve, shumë të rëndësishme e me kundërshtar të fortë.

Chelsea më 20 shkurt do të zhvillojë ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në ‘Stamford Bridge’, ndërsa pesë ditë më pas udhëton në ‘Old Trafford’, për t’u përballur me Manchester Unitedin.

Më 4 mars, Chelsea luan një tjetër derbi në udhëtim, te Manchester City, ndërsa më 14 mars, në ‘Camp Nou’ do të tentojë të eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve./Lajmi.net/