Katër ndeshje për Mexesin

Qendërmbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes është pezulluar me katër ndeshje moslojë pas kartonit të kuq në duelin kundër Lazios.

Sport

27/01/2015 13:49

Qendërmbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes është dënuar me katër ndeshje moslojë pas përjashtimit të tij në humbjen 3:1 nga Lazio në fundjavë, në kuadër të Serie A.

Mexes u ndëshkua me karton të kuq pasi sulmoi fizikisht kapitenin e Lazios, Stefano Mauri.

Dhe, kjo i ka kushtuar atij me pezullim prej katër ndeshjesh në kuadër të Kampionatit italian.

Mexes nuk pritet të shpëtojë me kaq pasi duket se incidenti i ri do t’i kushtojë atij me largim nga Milan, madje ende pa përfunduar ky stinor meqë qarkullojnë njoftime se drejtuesit e klubit janë duke shqyrtuar mundësinë e shkëputjes së kontratës.